Kosovë, digjet stadiumi i Mitrovicës

03/01/2015 00:00

Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së shtunës, ku si pasojë është djegur një pjesë e çatisë dhe pjesë të tribunave të strukturës.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti ka konfirmuar për Top Channel përmes telefonit se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 40 të mëngjesit dhe sipas tij nga ky incident nuk ka pasur dëme në njerëz, përveç atyre materiale.

Zahiti ka thënë se njësitë e zjarrfikësve arritën ta shuanin zjarrin në stadium, ndërsa ekspertë të zjarreve po hetojnë shkaqet e këtij incidenti.

Top Channel