BE, prioritet frenimi i klandestinëve

03/12/2014 00:00

“Lufta ndaj organizatave kriminale qe trafikojne emigrante, do te jete
prioritet i Bashkimit Europian, ne planin e pergjithshem per emigrimin”.

Eshte kjo deklarata publike, e komisionerit per emigrimin Dimitris Avramopoulos, marre shkak nga zbarkimi i fundit i dy anijeve me emigrante ne bregdetin italian. Do te hartojme  nje plan strategjik, ka vijuar ai nga Brukseli, i cili do te prezantohet ne kohen e duhur, duke shtuar se do te ecin perpara me impenjim e vendosmeri.

Pasi ka pergezuar Rojen bregdetare italiane dhe Frontex, te cilet shpetuan qindra  jete emigrantesh, ai ka thene se ngjarje te tilla kerkojne nje aksion me vendosmeri dhe te koordinuar ne nivel europian.

Duke qene se skafistet po gjejne drejtime te reja per te hyre ne Europe si dhe metoda te reja per te shfytezuar te deshperuarit qe kekrojne t’u shpetojne lufterave e konflikteve, ai tha se duhet reaguar ndaj ketyre organizatave kriminale te pameshirshme dhe te mos i lejojne qe te vene ne rrzik jetet e njerezve ne anije te vjetra e te braktisura.

Mediat italiane bejne me dije se mengjesin e sotem u mbyll ne brigjet kalabreze operacioni i shpetimit te emigranteve siriane, anija e te cileve u braktis  nga ekuipazhi qe i çoi ne Itali. Ne total ishin 360 persona, pjesa me madhe burra, por edhe gra e femije. 8 prej ketyre te fundit te pashoqeruar nga te rritur. Gjendja e emigranteve raportohet ne teresi e mire dhe pas dhenies se ndihmes se pare, ata jane shoqeruar ne qendrat e pritjes.

Top Channel