Rita Ora dhe Katy Perry ishin në të njëjtën ceremoni festive me rastin e Vitit të Ri në Nju Jork, por 24-vjeçarja, shqiptare me origjinë nga Kosova ‘shmangu’ konkurrencën e koleges amerikane për vëmendje.

Me një veshje transparente të stilit të viteve ’20 të shekullit të kaluar, Rita shpalosi linjat e saj dhe tërhoqi vëmendjen, jo vetëm me zërin dhe performancën në skenë.

Në ditët e fundit të vitit të kaluar, Rita i dha fund romancës 6-mujore të saj me Ricky Hilfiger, djali i stilistit të famshëm Tommy Hilfiger dhe kur u pyet për 2014, ajo tha se mezi pret që ta lërë pas si vit, që i solli suksese të mëtejshme në jetën profesionale, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për atë personale, pasi më parë këngëtarja ishte ndarë edhe nga DJ skocez, Calvin Harris.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel