Pogradec, u dyshua i vrarë, policia: Vdekje natyrale

03/01/2014 00:00

Policia ka reaguar menjëherë për ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Slatinjë të Pogradecit, teksa nëpërmjet një njoftimi paraprak ka bërë të ditur se pas raportimit për një vrasje, në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor.

Ky i fundit ka konstatuar se në trupin e të ndjerit Selami Leka nuk ka shenja dhune apo goditjeje me armë zjarri apo armë të mprehta.

Nga të dhënat paraprake të mjekut ligjor bëhet e ditur se në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një vdekje natyrale për shkak të një ataku kardiak, pasi – sic thekson policia – dyshohet se viktima ka ndërhyrë për të shuar një konflikt mes djalit dhe nuses së tij. Uniformat blu të Pogradecit kanë bërë të ditur më pas se trupi do të dërgohej në morg.

Më herët është raportuar se 60-vjeçari Selami Leka kishte gjetur vdekjen si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i biri i tij, 35 vjeç, i cili u tha se vuante nga çrregullime mendore. Gjithsesi, hetimet vazhdojnë për zbardhen e plotë të ngjarjes.

Top Channel