Reagon OSHEE: Po ndreqim gabimet e PD

03/01/2015 00:00

Pas deklaratës së Partisë Demokratike reagoi edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë që shprehet se  demokrateve që për tetë vjet rresht, jo vetëm rriten çmimin e energjisë, por e zhytën sistemin në borxhe duke e çuar drejt falimentit, u sugjerojmë se më e pakta të heshtin, pasi janë përgjegjësit kryesorë të asaj çka qeveria e re dhe OSSHE janë duke punuar për të ndrequr.

OSHE shpreh gjithashtu mirënjohjen dhe falenderon të gjithë qytetaret që besojnë se vetem duke paguar mund të përmiresohet furnizimi dhe të investohet në rrjet.

OSHEE falenderon gjithashtu të 3000 punonjësit që gjatë ditëve të ndërrimit të viteve ishin në krye të detyrës, larg familjeve dhe të afërmve të tyre. OSHEE informon se gjatë vitit 2015 do të investohen në sistem rreth 70 milionë Euro.

Top Channel