Ngricat në rrugë, autoritetet rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve

04/01/2015 00:00

Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës në disa zona të vendit kanë shkaktuar probleme dhe vështirësi në qarkullim. Në shumë rrugë nacionale të vendit ka prani të ngricave, çka kërkon që drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë dhe të tregojnë kujdes në qarkullim.

Duke theksuar se ARRSH dhe DPSHTRR po ndjekin me kujdes të veçantë situatën e rënduar të këtyre akseve, Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Rrugor, një pjesë e madhe e rrugëve të vendit janë të kalueshme. Me probleme paraqiten disa akse rrugore në qytetet e Korçës, Kukësit, Elbasanit, Dibrës dhe Shkodrës.

Në Korçë ka prani të ngricave kryesisht në aksin që të çon në Dardhë, ndaj rekomandohet që qarkullimi i automjeteve të kryhet me zinxhirë. Rreshjet e dëborës kanë mbuluar gjithashtu disa rrugë të Kukësit, të cilat janë pastruar. Por ekspertët rrugorë rekomandojnë që automjetet të vendosin zinxhirë vetëm në akset Kukës-Draj/Rec, si dhe në akset rrugore të Dibrës, Ura e Çerenecit – Stëblevë, Muhurr – Qafë Draj, Sllovë – Kalaja e Dodës.

Temperaturat e ulta kanë vështirësuar gjendjen në disa akse rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe, ku ka ngrica, të cilat po trajtohen me kripë. Sipas Autoritetit Rrugor, në akset Qafë Mali – Flet dhe Fushë Arrëz – Qafë Shllak mund të lëvizet vetëm me zinxhirë.

Tiranë – Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj nuk ka ngrica në rrugë. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë.

Durrës – Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij Qarku.

Elbasan – Aksi Librazhd – Stëblevë është i hapur. Aksi Elbasan – Gjinar nuk ka ngrica në rrugë. Qafë Thanë – Lin – Pogradec është i hapur, por rekomandohet që të përdoren zinxhirët në këtë aks rrugor.

Berat – Nuk ka probleme pëër qarkullimin e mjeteve.

Vlorë – Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Qafa e Llogorasë është e pastruar dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.

Gjirokastër – Nuk ka probleme për  qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor Erind – Çajup e hapur totalisht, por rekomandohet që të përdoren goma dëbore ose zinxhirë për mjetet e vogla, në këtë aks rrugor.

Korçë – Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara dhe qarkullimi mund të kryhet pa zinxhirë. Aksi rrugor Korçë – Dardhë ka prani ngricash, ndaj rekomandohet lëvizja me zinxhirë.

Kukës – Në aksin rrugor Bajram Curri – Kam (në zonën e Luzhës) dhe aksin rrugor Krumë – Qafë Tobli nuk ka bllokime. Qarkullimi i mjeteve në “Rrugën e Kombit”, tuneli Kalimash – Kukës – Morinë, kryhet pa zinxhirë. Me zinxhirë lëvizet vetëm në aksin rrugor Kukës – Draj, Reç. Në akset e tjera, si Domaj – Bushtricë, Kukës – Qafë Shllak, Kukës – Shishtavec (ura e Zapodit), si dhe në të gjithë zonën e Tropojës dhe Kukësit rruga është e hapur dhe kalohet pa zinxhirë.

Dibër – Është hedhur kripë, borëpastrueset janë në terren. Rekomandohet që të përdoren zinxhirë në akset rrugore Ura e Çerenecit – Stëblevë, Muhurr – Qafë Draj, Sllovë – Kalaja e Dodës.

Shkodër – Koha me vranësira dhe reshje shiu. Në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica, që po trajtohen me kripë. Aksi Qafë Mali – Flet ka ngrica gjithashtu. Borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në akset rrugore Qafë Mali – Flet, Fushë Arrëz – Qafë Shllak.

Fier – Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në akset e këtij Qarku.

Lezhë – Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara. “Rruga e Kombit” është e hapur. Në aksin tuneli Kalimash – Kukës – Morinë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë, ashtu si dhe në akset Rrëshen – Qafë Benë, Shpal – Ura e Repsit.

Top Channel