Ngricat, aksident në Bulqizë-Peshkopi, katër të plagosur

04/01/2015 00:00

Ulja e temperaturave, e shoqëruar me reshje shiu dhe bore gjatë ditës së diel, ka krijuar akull në shumë rrugë nacionale dhe rurale në rrethet e Peshkopisë dhe Bulqizës.

Për shkak të akullit, në aksin Bulqizë-Peshkopi ka ndodhur një aksident, ku një fugon pasagjerësh tip “Benz” ka dalë nga rruga, në vendin e quajtur Ura e Topojanit, duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë ngelur të plagosur 4 persona. Edhe një tjetër automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Pishat, në Fushë Bulqizë, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

Top Channel