Kukës, banorët e Gjegjanit të izoluar prej 10 ditësh

04/01/2015 00:00

Reshjet e mëdha të borës dhe temperaturat e ulëta  të ditëve të fundit kanë shkaktuar telashe të mëdha për banorët e fshatit Gjegjan të Kukësit.

Prej dhjetë ditësh ata janë të izoluar nga bllokimi i rrugës kryesore që lidh fshatin me qytetin.

Të gjitha shtëpitë e fshatit aktualisht nuk kanë asnjë mundësi lëvizje edhe përkundër kërkesave të shumta të drejtuara në adresë të pushtetit lokal për hapjen e rrugës.

Ata thonë se përveç bllokimit të rrugës kanë probleme edhe dhe me emergjencat shëndetësore dhe ujin e pijshëm.

Gjatë këtyre ditëve vetë banorët janë përpjekur të zhbllokojnë rrugët, por duket se nuk ja kanë dalë të bëjnë asgjë.

Top Channel