Festivali me skulptura të akullta

05/01/2015 00:00

Vizitorët e një festivali që mbahet në një qytet të Kinës që njihet si “qyteti i akullt” do të përballen me skulptura “magjike” prej akulli.

Festivali i Akullit i Harbinit, i cili nis sot, sjell për turistët ndërtesa, trena dhe piano të akullta.

Festivali i përvitshëm ka nisur për herë të parë në vitin 1985 dhe gjithmonë është mbajtur në datën 5 janar.

Qytetin e Harbinit e vizitojnë mijëra turistë për të parë artin e akullt të skulptorëve. Ky qytet ka një klimë arktike që i jep borë dhe akull me shumicë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel