Në pranga për akullin në rrugë, mashtruan me faturat

05/01/2015 00:00

Sektori i Krimit Ekonomik në Korçë arrestoi tre përfaqësues të kompanisë
RD-2, e cila duhet të mirëmbante dhe pastronte nga debora dhe akulli
rrugen Pogradec -Qafë Thanë. Ata akuzohen per mashtrim financiar, mos
kryerje te punimeve dhe shmangie te detyrimeve kontraktuale. U arrestua
gjithashtu edhe nje specialist ne Autoritetin e Rrugeve, pasi nuk kishte
kryer mbikëqyrjen e kompanisë.

Pak ditë më parë një drejtues mjeti u shpreh për Top Channel, se akulli kishte pushtuar rrugët e Qafë Thanës, për shkak të pakujdesisë së njerëzve, pasi vetëm pak kilkometra më tutje në tokën maqedonase, ku situata meteorologjike ishte e njëjtë, rrugët ishin lehtësisht të kalueshme.

Per ta verifikuar ne vend situaten pas disa sqarimesh e pergenjeshtrimesh ne lidhje me bllokimin apo jo te rruges ka shkuar vete ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Dhe vetem nje dite me pare u njoftua arrestimi i disa personave pergjegjes te kompanise qe ishte kontraktuar per hapjen e rruges dhe kriposjen e saj.

Sipas njoftimit te policise në datat 29 dhe 30 dhjetor 2014, shoqëria RD-2 shpk nuk ka kryer procesin e kriposjes së rrugës, si dhe nuk disponon asnjë dokumentacion që vërteton hedhjen e kripes në rrugë. Nga ana e administratorit të shoqërisë RD-2 shpk është shmangur kryerja e veprimeve mbikëqyrese nga drejtuesja teknike të firmës Tanja Mato.

Këto veprime të kryera nga shoqëria RD-2, dyshohet se janë kryer me qëllim përvetësimin e pagesave në lek nga Autoriteti Kontraktor pa kryer më parë punimet sipas kontratës përkatëse. Gjithashtu ka rezultuar se shoqëria RD-2 ka punësuar edhe persona të tjerë në të zezë. Kompania perflitet si e lidhur direkt me nje te zgjedhur lokal te zones, ndersa policia arrestoi shtetasin Alban Abazi, lindur dhe banues në komunen Buçimas te Pogradecit.

U arrestua dhe shtetasi Artan Hoxha, nga Korça, me detyrë Suprevizor pranë Drejtoria e Rajonit Jugor, Xhevdet Mulaj nga Tropoja me detyre specialist ne Drejtorine e Rajonit Jugor, Arlint Berberi nga Buçimasi, pasi dyshohet për “falsifikim te dokumentave “ e konkretisht të dy faturave tatimore në emër të subjektit RD-2 me administrator shtetasin Alban Abazi.

Kompania qe duhej te hapte rrugen eshte kontraktuar me procedure tenderimi te drejtperdrejte zhvilluar nga Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokaster dhe per kete procedure ka nisur nje hetim. Qafe-Thana ishte zona me problematike ndersa situate te ngjashme ka shume shpesh edhe ne rruget e tjera nacionale, ne Rrugen e Kombit, ne rrugen e Arbrit, apo deri ne Llogora. Mjaftojne pak centimetra debore per te treguar se sa fiktive jane lidhur kontratat per mirembajtjen dhe hapjen e rrugeve nga debora dhe akulli.

Top Channel