Durrës, sekuestrohet lëndë narkotike, tre në pranga

05/01/2015 00:00

Mëngjesin e të hënës efektivët e Sektorit kundër Narkotikëve, pranë
Drejtorisë Policisë Qarkut Durrës, finalizuan Operacioni ‘Skorpion” ku u
sekuestrua sasia prej 20 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë e
presuar, ndryshe e quajtur “Cokollate” me nje vlere monetare prej 50.000
euro.

Keshtu u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Xhemal Krasniqiq, 20 vjec, Elez Krasniqit 32 vjeç, si dhe Jurgen Nushi 19 vjeç banues ne Durres.

Lenda narkotike ishte pergatitur per t’u trafikuar drejt Italise.Nder te tjera perveç lendes narkotike ketyre shtetasve iu sekuestruan edhe 150 fisheke automatiku model 56.

Top Channel