Në qytetin e Kukësit, vihen re më shumë se kudo tjetër pasojat e motit
të ftohtë e ngricave qe pushtuan verilindjen në dhjetë ditët e fundit të
shoqëruara me stuhi  bore dhe erëra të forta.

Rrugët e trotuaret, janë të mbuluara nga shtresat e akullit ndonëse bashkia u mundua që t’i bënte të qarkullueshme përmes hedhjes së kripës apo skorjes.

Kjo situatë shkatoi edhe probleme në lëvizjen e banorëve dhe drejtuesëve të automjeteve. Banorët thonë se për rrugët e qytetit nuk është vënë dorë sa duhet për t’i pastruar apo çliruar nga ngricat. Nderkohe qe ne spitalin e qytetit jane paraqitur persona me fraktura ne trup per shkak te rrezimit ne rruge, ata jane kryesisht te moshuar dhe femije.
 
Megjithëse kushtet atmosferike janë përmisuar, një pjesë e rrugëve dhe e trotuarëve aktualisht nuk krahasohen as me rrugët rurale. Veçanërisht në ato segmente që janë rrahur më shumë nga erërat e forta dhe stuhihtë e dëborës.

Top Channel