Fati i Greqisë, Berlini mohon “miratimin për largim” nga Eurozona

05/01/2015 00:00

Në Gjermani janë shtuar spekulimet e daljes së Greqisë nga Eurozona. Kjo
lëvizje po shihet gjithmone e me shume si e mundshme dhe e
menaxhueshme, ndërsa pothuajse të gjithë politikanët vendas ndajnë
bindjen se nëse do të qëndrojë, Athina duhet të përmbushë kushtet e
dorëzanisë.

Shkendine e debatit e ndezi “Der Spiegel” me artikullin e se shtunes ku thoshte se kancelarja Angela Merkel tashme beson se zona e euros mund t`i beje balle largimit te Greqise nga Unioni Monetar.

Si Merkel, ashtu dhe ministri i saj i Financave ëolfgang Schauble, mendojne se Eurozona ka implementuar mjaftueshem reforma qe prej pikut te krizes ne 2012-tes aq sa per ta bere largimin e Greqise te kontrollueshem. Nje prej tyre ishte krijimi i mekanizmit europian te stabilitetit, nje fond prej 500 miliarde eurosh ne dispozionin e vendeve anetare qe mund te gjenden ne te ardhmen ne telashe.

ESM-ja, sipas ‘Der Spiegelit’, i tkurr gjasat e largimit te perfituesve te tjere te dorezanive europiane si Irlanda apo Portugalia. Zedhenesi i qeverise gjermane Georg Streiter i shmangu komentet zyrtare mbi situaten, duke u mjaftuar vetem me pohimet se nga cilado parti qe do te fitoje zgjedhjet e pergjithshme te Greqise, Nerlini pret t`i qendroje kursit te shlyerjes se borxhit.

Çdo qeveri e re duhet te respektoje detyrimet kontraktuale te kabinetit te meparshem, sqaroi ai. Nderkohe sot ne nje interviste per te perditeshmen “Hannoversche Allgemeine”, ministri gjerman i ekonomise Sigmar Gabriel mohoi qe Berlini te kete ndonje plan ne sirtar per daljen e Greqise nga Eurozona. Synimi i qeverise gjermane, Bashkimit Europian e madje e edhe vete ekzekutivit ne Athine eshte qendrimi i Greqise ne zonen e monedhes se perbashket eshte shprehur ai, pa harruar te theksoje stabilitetin e Eurozones pergjate gjithe ketyre viteve te fundit.

Top Channel