Pas alarmit SOS jane shpëtuar dy peshkatarë në qytetin e
Vlorës.Menjëherë sapo kanë marrë alarmin dhënë nga dy peshkatarët
vëllezër Omer dhe Besnik Nuredini rreth 50 dhe 60 vjeç, policia e Delta
Force së bashku me policinë kufitare kanë shkuar për ndihmë te
peshkatarëve.

Dy vellezerit kishin dale ne det per te gjuajtur peshk dhe dallget e medha kane bere qe te mos manovronon dot më dhe deti t’i shtynte drejt zonës se ” kalasë” në ujin e ftohtë.

Lajmerimi eshte dhene nga nje prej familjarëve të dy peshkatarve çka ka bere te vihen ne levizje mjetet e Delta Force dhe te policise kufitare, si nga deti dhe nga toka.

Dy peshkaret qëndronin në nje det rreth 5- 6 balle dhe kishte veshtërsi t’i nxirrje pasi dallget e e bënin më të veshtirë operacionin ,por ndërhyrja ne kohe forcave te Deltes dhe atyre te Kufirit nxorren ne breg të detin në  vendit te quajtur ‘Kalaja e peshkatarit’ së bashku me mjetin e peshkimit.

Top Channel