Shkodër, pranga autorit të plagosjes së trefishtë

05/01/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka vënë nën pranga shtetasin Mikel Thani 28 vjeç
përsoni, i cili natën e 29 dhjetorit plagosi me armë zjarri tre anëtarë
të një familje, ku ndër to dhe një fëmijë 7 vjeç pas një sherri për
miqësinë e prishur.

Arrestimi i 28-vjeçarit u bë pas marrjes së një informacioni në rrugë operative për vendndodhjen e tij në një zonë në periferi  të qytetit.

Shtetasi Mikle Thani pas një debati për miqësin e prishur plagosi në banesën e tyre  bashkëshortët Vat e Gjyste Guri dhe mbesën e tyre 7 vjeçe.

Ndaj shtetasit te arrestuar Mikel Thani është ngritur akuza e armbatjes pa leje, plagosjes dhe vrasjes së mbetur në tentativë.

Top Channel