Futbollisti i “mbytur” nga femrat

05/01/2015 00:00

Yaya Toure është shumë i aftë të driblojë kundërshtarët në fushën e blertë, por mesa duket edhe jashtë saj, në jetën private, ku mesfushori i Manchester City-t përballet me kundërshtarë shumë më të ndërlikuar se mbrojtësit e kampionatit anglez: FEMRAT.

“Më përndjekin dhe unë i shmangem gjatë gjithë kohës. Jam i martuar dhe i qëndroj besnik bashkëshortes. Dua shumë të jetoj i qetë”, thotë futbollisti nga Bregu i Fildishtë.

Shumë meshkuj do donin ta kishin një “problem” si ai që ka Yaya, por mesfushori me ngjyrë bezdiset nga vëmendja që i kushtojnë femrat.

“Pyes veten se çfarë u thotë mendja këtyre vajzave, është e sikletshme. Unë ndërroj shpesh numrin e celularit, por gjithmonë e gjejnë të riun. Njëra madje ma kërkoi vetë numrin dhe u detyrova t’i jepja një të gabuar”, tregon Yaya Toure.

Top Channel