Babai që lë pitonin të luajë me beben e tij

05/01/2015 00:00

Ka njerëz që në vend të qenit mbajnë gjarpërinj si kafshë shtëpiake, por shumë pak janë ata që mbajnë pitonë dhe shumë më pak ata që lejojnë që ky gjarpër gjigand të luajë me beben e tyre që nuk ka mbushur ende 1 vjeç.

Por, një baba amerikan me banim në Miçigan i do shumë zvarranikët dhe është i bindur që pitoni është miku më i mirë i njeriut. Jamie e lejon pitonin që është i gjatë 4 metra të luajë me vajzën e tij të vogël, e cila nga ana e saj duket se nuk e ka aspak problem praninë e gjarpërit.

“Dua të tregoj që gjarpërinjtë nuk janë krijesa djallëzore, ata thjesht kanë një reputacion të keq”, thotë Jamie.

Sipas tij, vogëlushja nuk është fare e rrezikuar. Për këtë arsye, ai i kërkon të gjithë atyre personave që e quajnë të papërgjegjshëm “që të mendohen para se të gjykojnë diçka që nuk e kuptojnë”.

“Gjarpërinjtë janë kafshë shumë të dashura dhe të adhurueshme. Në fakt, ndodhin më shumë sulme nga qentë sesa nga gjarpërinjtë”, thotë Jamie.

Top Channel