Videoskandali me minorenen në spital, arrestohen edhe dy të rinj

05/01/2015 00:00

Ndërsa policia ka arrestuar dy 18-vjeçare si të implikuar në skandalin e
ndodhur në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, Prokuroria
njofton se ka shpallur në kërkim edhe dy të rinj të tjerë, të cilët nga
video e shfaqur në rrjetet sociale shfaqen duke ngacmuar seksualisht një
paciente.

Policia njofton se ka arrestuar Albi Boçajn dhe Petrit Kaçon, shoke te vajzes se abuzuar, te cilet dyshohet se e kane shoqeruar ne urgjence nga nje lokal nate, ku 18-vjeçarja ka humbur ndjenjat nga perdorimi i alkoolit.

Ata do te akuzohen nga Prokroria per moskallëzim krimi. nderkohe dy protagoniste te tjere qe shfaqen ne videon, e cila eshte realizuar me aparat celular jane shpallur ne kerkim shprehet keshilltari i prokurorise Albi Serani.

Nga ana tjeter burime te akuzes shtuan se jane sekuestruar kartelat ne spital dhe me shume mundesi hetimi do te shtrihet edhe mbi mjeket qe ishin ne detyre, pasi ajo qe dallohet nga video skandaloze eshte fakti se vajzes nuk i ishte dhene ende ndihme mjekesore persa kohe ajo qendron pa ndjenja ne nje ambient spitali.

Numri i te arrestuarve per kete skandal ku nje paciente ngacmohet seksualisht ka shkuar ne tre, se bashku me Engjell Pashen 25 vjec i prangosur pak dite me pare. Pasha ne fakt u  identifikua i pari duke qene se ai njihej nga personeli i repartit te urgjences si sekser i agjencive funerale.

Top Channel