Egjipt, gjendet varri i mbretëreshës misterioze

05/01/2015 00:00

Arkeologët në Egjipt kanë nxjerrë mbi dhe varrin e një mbretëreshe të panjohur më parë, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Varri ishte gjetur në lokalitetin Abu Sir, në jug-perëndim të Kajros, dhe mendohet se i përket bashkëshortes ose nënës së faraonit Neferefre, që sundoi rreth 4.500 vjet më parë.

Ministri egjiptian i Antikitetit, Mamdouh el Damaty deklaroi se emri i saj, Khentakawess, është gjetur i shkruar në një mur në varrezë. Ai shtoi se ky zbulim e bën atë Khentakawess III.

Varri varri ishte zbuluar në kompleksin mortor të faraonit Neferefre.

Zoti Damaty sqaroi se zbulimi do të ndihmojë në hedhjen dritë mbi disa aspekte të panjohura të Dinastisë së Pestë, që bashkë me Dinastinë e Katërt ishin dëshmitare të ndërtimit të piramidave të para.

Abu Sir, lokaliteti ku ishte gjetur dhe varri, përdorej si një varrezë e Mbretërisë së Vjetër për kryeqytetin e lashtë egjiptian, Memfis.

Miroslav Barta, drejtues i Institutit Çek të Egjiptologjisë që bëri zbulimin, deklaroi se vendndodhja e varrit të mbretëreshës i bën të besojnë se ajo ishte bashkëshortja e faraonit.

Arkeologët çekë gjetën gjithashtu rreth 30 enë kuzhine dhe vegla të bëra me gurë gëlqerorë dhe bakër.

Top Channel