Lamtumira e një ambasadori. Nga “burrë shteti” te “SHQUP-i”, 4 vitet e Arvizut në Tiranë

05/01/2015 00:00

Ambasadori Alexandër Arvizu për më shumë se 30 minuta ka vizituar selinë
e Presidencës. Ky ka qenë takimi i lamtumirës së kryediplomatit amerikan
me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, pasi në ditët në vijim pritet
të nisë detyrën pasardhësi i tij, Donald Lu.

Arvizu do të mbahet mend si ambasadori me mandatin më të gjatë të ndonjë ambasadori amerikan në vendin tonë, pasi miratimi i kandidaturës së Donald Lu u vonua nga Senati për më shumë se një vit.

Diplomati i karrierës Alexandër Arvizu e mbylli misionin e tij diplomatik me një lajm të mirë për shqiptarët fundivitin e shkuar, kur nga studio e ‘Top Story’ e Sokol Ballës njoftoi se vizat tashmë do të jepeshin me një afat qëndrimi trevjeçar, si për ata që shkojnë me studime, ashtu dhe për punë apo motive të tjera.

Misioni Alexandër Arvizu do të niste në Tiranë pak ditë pas 21 janarit. Mjaftoi një deklaratë, ne ato momente të nxehta kur tha se “Berisha, beri një sjellje prej burri shteti”, që do ta vendoste diplomatin e sapoardhur në Tiranë në qendër të vëmendjes mediatike dhe politikë në vend.

Qëndrimet e mëvonshme të ambasadorit Arvizu do ta vendosnin atë në një kurs të hapur përplasje deri në ditën e fundit me Berishën si Kryeministër. Madje qeveria e djathte u mundua ta eklipsoi rolin e ambasadorit Arvizu në maksimum permes lobimit te ‘Podesta Grup’, duke krijuar idene në ëashington per një linjë tjetër diplomatike nga ajo e ambasadorit në Tiranë.

Karrierën diplomatike të ambasadorit Arvizu në Shqipëri do ta shoqëronte një përplasje me të përditshmen ‘Shekulli’ pas një editoriali të Ilir Yzerit. Ngerç, qe megjithate u kalua ne disa muaj, pavaresisht batutave ne distance dhe titujve folklorike.

Në kulmin e nje tjeter ngërçi, edhe me te madh, atij të zgjedhjeve lokale të majit 2011 Arvizu me tepër sportivitet do të përveshte mëngët në një qendër numërimi duke marrë rolin e arbitrit të atij sherri të radhës në politikën shqiptare. Fitorja e diskutueshme e Bashës si kryebashkiak i Tiranës do të pasohej nga një deklaratë e Arvizut ku do ta quante Bashën një “yll në rritje” të politikës shqiptare.

Por në kulmin e protestës kundra armëve kimike do të shënohej një përplasje e fortë mes ambasadorit Arvizu dhe Bashës të cilit gjatë një bisede telefonike do t’i pohonte se “SHBA nuk dëshirojnë të preket vija e kuqe”.

Në kulmin e debateve politike në vend për figurën e Enver Hoxhës në 28 Nëntor 2014, Arvizu nëpërmjet dy mesazheve në Tëitter do ta quante ish diktarin “një mostër”. Kjo nuk do ta shuante zemerimin tek të djathtët për ambasadorit Arvizu, i cili largohet me të njëjtin fat si shumica e paraardhësve të tij ambasadorë, të cilët kanë marrë me vete inatin e lidershpit te djathtë per tre vitet nga kater vitet e mandatit te tij. Pa harruar edhe hatërmbetjet e të majtëve ndaj ambasadorit Arvizu, nga ajo deklaratë e atij mes janari që e shoqëroi gjatë të gjithë qëndrimit në Tiranë.

I ardhur ne Tirane në majë të gishtave, me idenë për një mision me të qetë e te ekuilibruar, pas nje mandati te forte te nje ambasadori si John ëithers, Arvizu largohet duke lene nje shenje me te forte se paraardhesi ne ambientin politik shqiptar.

Top Channel