Marilyn Monroe, imazh për publicitetet

05/01/2015 00:00

Mund të ketë 53 vjet që ka ndërruar jetë, por imazhi i bjondes më të nxehtë të Hollivudit vazhdon të jetë shumë i kërkuar.

“Max Factor” njoftoi se Marilyn Monroe do të jetë fytyra e re e linjës kozmetike, edhe pse aktorja e famshme për bukurinë dhe sensualitetin e saj ka ndërruar jetë në 1962-shin.

Tani, si ambasadore globale imazhi e kompanisë, Marilyn do të zërë vend qendror në fushatat publicitare të këtij viti, të cilat do të theksojnë rolin e “make-up”-it në transformimin e saj nga Norma Jean, në Marilyn Monroe-në me buzë të kuqe flakë dhe kurorën e flokëve ngjyrë platini, të cilat i çimentuan reputacionin e njërës prej seks-simboleve femërore më jetëgjata në botë.

Aktorja legjendare, që u nda nga jeta në moshën 36 vjeçe, ishte një kliente e “Max Factor”-it në vitet ’40. Ndër fytyrat e njohura të kompanisë kozmetike në vite renditen edhe Madonna e supermodelja braziliane Gisele Bundchen.

Top Channel