‘Krisje’ në marrëdhëniet mes Kinës dhe Koresë së Veriut

05/01/2015 00:00

Që prej luftës së Koresë, që ndau gadishullin dhe kombin në dy shtete që sot ushqejnë ndaj njëra-tjetrës një urrejtje të madhe, Kina ka qenë dhe mbetet aleatja më e e madhe e besnike e Veriut komunist, por së fundmi diçka ka ndryshuar.

Vit pas viti Pekini është tërhequr nga mbrojtja e çdo veprimi të Penianit dhe kjo ‘marrëdhënie e veçantë’ ka marrë një tjetër goditje së fundmi.

Mediat lokale kineze raportojnë se një ushtar dezertor i Koresë së Veriut pasi ka kaluar lumin Tumen, që shërben si kufi mes dy vendeve, dhe pasi ka vjedhur ushqim ka vrarë katër banorë lokalë në një fshat kinez.
Ky akt ka shkaktuar reagimin e Pekinit që i ka dorëzuar një notë proteste koreano-veriorëve. Në të dënohet incidenti si i papranueshëm dhe i kërkohet Penianit që të marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur në të ardhmen incidente të tilla.

Çdo vit mijëra koreano-veriorë përpiqen të kalojnë lumin Tumen të nxitur nga varfëria ekstreme kalojnë lumin Tumen për të vjedhur ushqim në fshatrat kinezë apo për të mos u kthyer më në vendin e tyre.

Koreja e Veriut është përpjekur të frenojë kalimet duke përforcuar rojen kufitare që ka urdhër të qëllojë ndaj të gjithë personave të paautorizuar që përpiqen të kalojnë kufirin.

Top Channel