Asnjë gjurmë të “Philae”

05/01/2015 00:00

Përpjekjet e shkencëtarëve të Agjencisë Hapësinore Europiane, ESA për të lokalizuar vendndodhjen e sondës Philae nuk dhanë rezultat.

Sonda është pjesë e një misioni historik që uli për herë të parë një makineri të njerëzimit mbi sipërfaqjen e një komete.

Philae u ul më 12 nëntor në kometën 67P dhe përpara se të fikej për shkak të harxhimit të baterisë, dërgoi në tokë të dhëna të rëndësishme, që sipas shkencëtarëve rrëzojnë teorinë që uji në planetin tonë është sjellë nga kometat.

“Rosetta” anija që transportoi “Philae” në hapësirë vazhdon të qendrojë pranë kometës duke vëzhguar sipërfaqjen e saj për ndonjë gjurmë të sondës. Megjithatë, shpresa më e madhe për shkencëtarët e ESA-s është rizgjimi i Philae pas karikimit të baterisë.

Misioni, edhe pse vlerësohet si mjaft i suksesshëm, mund të kishte siguruar të tjera të dhëna më të detajuara mbi sipërfaqjen e kometave, por ulja e “Philae” në një terren ku panelet e saj nuk goditen nga Dielli, e pamundësoi këtë.

Top Channel