Ukraina kërcënohet nga Moska, shpërthim bombe në Parlament

05/01/2015 00:00

Shpërthimi i një bombe pranë zyrave qeveritare në Parlamentin e Kievit ka zgjuar sërish tensionet e Perëndimit me Moskën. Pas thuajse dy muajsh, ky nuk është incidenti i parë i rëndë, ndaj autoritetet e Kievit janë detyruar të kërkojnë ndihmën e Gjermanisë dhe vendeve të tjera.

Fatmirësisht, shpërthimi nuk solli humbje në jetë njerëzish, por vetëm dëme materiale. Sipas një përfaqësuesi të Parlamentit, bomba e vendosur pikërisht te zyra ku shpërtheu shërben si paralajmërim i një akti terrorist. Kjo për arsyen se funnksioni i saj është mbledhja e fondeve për trupat e Ukrainës kundër forcave rebele në Donjeck dhe Luhansk.

Sulmet kanë vazhduar edhe gjatë ditëve të festave, duke i mbajtur banorët në ankthin e ndonjë shpërthimi të mundshëm. Ndaj, përpara samitit që do të zhvillohet më 15 janar në Kazakistan, Angela Merkel do të takohet me kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, në Berlin ditën e enjte, të shoqëruar gjithashtu me ministrat e Financave të Gjermanisë dhe Ukrainës, për të rakorduar nëse duhet ndjekur ndonjë politikë e re ndaj Rusisë.

Top Channel