Tiranë, përfshihet nga zjarri një hotel

06/01/2015 00:00

Një hotel është përfshirë nga zjarri në rrugën “Besim Alla” në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet pak pas mesnate.

Bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të lokalizuar flakët.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Top Channel