Seria A, Lacio ngjitet në vendin e tretë

06/01/2015 00:00

Lacio ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme dhe bindëse ndaj një rivali direkt për vendin e tretë, Sampdorias me rezultatin 3-0.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim braziliani Felipe Anderson, i cili realizoi një nga gol dhe dhuroi dy asiste të shndërruara në gol nga Parolo dhe Djordjevic.

Ndërkohë, Sampdoria ishte e pafuqishme për të reaguar, ku thuajse në asnjë moment nuk e vuri në vështirësi portën e mbrojtur nga Marchetti, i cili edhe në këtë ndeshje ishte zgjedhja e parë e trajnerit Pioli, duke lënë në stol Etrit Berishën.

Lorik Cana e nisi këtë ndeshje si titullar, por në minutën e 46 u zëvendësua pas një dëmtimi.

Me këtë fitore Lacio ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë 3 më shumë se Sampdoria dhe Napoli.

Top Channel