Gjirokastër, ndalohen 32 klandestinë sirianë

06/01/2015 00:00

Vazhdon fluksi i emigrantëve klandestinë që nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut përdorin edhe territorin shqiptar për të arritur Perëndimin.

Kështu, në orët e para të ditës së martë agjentët e sektorit të anti-trafikut në Gjirokastër kanë lokalizuar dhe më pas ndaluar 32 klandëstinë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se refugjatët, të gjithë nga Siria, janë gjetur poshtë fshatit Kodër, në komunën Cepo.

Të 32 të ndaluarit, mes të cilëve 4 gra, janë kthyer mbrapsht për në Greqi, prej nga vinin, saktësojnë më tej burimet zyrtare.

Top Channel