Deklarata e policisë për ngjarjet e ndodhura

06/01/2015 00:00

Më datë 05.01.2015 rreth orës 19.40, në rrugën e Kavajës në Tiranë,
është vrarë si pasojë e një shkëmbimi zjarri, shtetasi Arjanit Sterio
Alias, 42 vjeç, banues në Tiranë.
 

Paraprakisht, dyshohet se viktima ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasit : Pajtim Xhevahir Serjani, 32 vjeç, Denis Reshat Ramani, 28 vjeç, Ditmir Dilaver Reçi, 33 vjeç dhe Roland Besnik Meta, 37 vjeç, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale.
Fillimisht, është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi Pajtim Serjani, i cili menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në Spitalin Universitar Tiranë.
 
Ndërkohë, gjatë këtij shkëmbimi zjarri ka ndërhyrë punonjësi i policisë Roland Meta, ku më pas sulmi ka vijuar duke mbetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio dhe është plagosur rëndë punonjësi i policisë Roland Meta. Nga një analizë e hollësishme e bërë, lidhur me veprimet dhe mosveprimet e punonjësit të policisë është bërë dhe arrestimi në flagrancë i tij.
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 – copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 9mm, 3 -copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri pistoletë m-54, një armë zjarri Bereta si dhe automjeti me targë AA417 KU.
 
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të « Vrasjes me dashje ».
 
Ndërkohë që po vijojnë hetimet dhe për çdo ecuri do t’ju informojmë.
 
2.Më datë 05.01.2014 nga Seksioni Kundër Akteve Terroriste në Policinë e Tiranës,filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e autorëve, pasi mbrëmë rreth orës19.30, në fshatin Bërxullë Tiranë, në afërsi të mbikalimit Kashar, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasit Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, të cilëtpërgjatë momenteve të ngjarjes po udhëtonin me automjetin e tyre, tip Golf 4, me targë AA629HR.
 
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur shtetasi EmiljanoHajdar Shullazi, 36 vjeç dhe Gilmando Nesim Dani, 36 vjeç, të cilët janë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
 
Në vendin e ngjarjes, u formua grupi hetimor të cilët kryen veprimet e para hetimore, duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje dhe sekuestruar disa gëzhoja.
 
Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbatje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 22 dhe 278/4 i Kodit Penal.

Top Channel