Kodheli në FB: Dy anije në kërkim të peshkatarëve

06/01/2015 00:00

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në një deklarim në profilin e saj
zyrtar në Facebook sqaron se dy anije të Forcës Detare vijojnë kërkimin e
peshkatarëve të zhdukur prej mbrëmjes së të dielës në brigjet e
Durrësit.

“Anijet “Lissus” dhe “Iliria”, ndodhen ne gjirin e Durresit dhe ne Gjirin e Lalzit te angazhuara ne operacionin e kerkim shpetimit te dy peshkatareve. Ndersa anija”Butrinti” eshte e angazhuar ne operacionin e kerkim- shpetimit te te humburve nga Norman Atlantik ne ujerat shqiptare”, tha Kodheli.

Top Channel