Aftësia e Kufizuar, pezullohen nga detyra 8 punonjës të Komisionit në Fier

06/01/2015 00:00

Gjykata e Fierit ka vendosur pezullimin nga detyra për 8 zyrtarë të
Komisionit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, të
dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi
kanë kualifikuar si persona që përfitojnë pagesë paaftësie shtetas të
ndryshëm, të cilët nuk plotësonin kriteret përkatëse.

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga Ministria e Mirëqeniës Sociale e Rinisë dhe Shërbimi Social Shtetëror Tiranë.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka përcaktuar si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të gjithë anëtarët e KMCAP, të cilët janë në detyrë. Ndërkohë, janë të dyshuar edhe tre ish-punonjës të Komisionit Mjeko-Ligjor, të cilët janë larguar pak kohë më parë nga detyra.

Top Channel