Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët orotodoksë festojnë pagëzimin e Shpëtimtarit

06/01/2015 00:00

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit festuan ditën e Ujit të Bekuar.
Kisha e Shën Gjergjit organizoi hedhjen e kryqit në ujë.

Procesioni ka nisur me meshen ne kishe dhe me pas vargu i gjate i besimtarëve i është drejtuar shatervanit ne sheshin ‘Europa’, ku si per çdo vit tjeter ndiqet hedhja e kryqit ne uje.

Ne praninë edhe te qindra besimtareve ortodoksë, si dhe te qytetareve te tjere  eshte ndjekur edhe  momenti e hedhjes se kryqit ne uje, nga At Ilia Bita.  Megjithe temperaturat e uleta, disa te rinj  jane hedhur ne uje per te marre kryqin dhe me pas shperblimin.

Ka qene 11-vjeçari Athanas Davidhi ai që ka nxjerre kryqin nga uji. Ai i ka dorezuar kryqin At Ilia Bites i cili edhe e ka bekuar.

Mungesa e detit dhe e lumit ne qytetin e Lushnjes nuk i ka penguar besimtaret ortodokse te festojne diten e Ujit te Bekuar. Prifti i kishes se Shen Marise, At Ilia, ka bekuar ujin ne enen e pagezimit si dhe te një autoboti brenda në oborrin e kishës.
 
Ne kishen e Shen Marise festimet kane nje tjeter domethenie. Ketu banoret te te gjitha besimeve fetare, e festojne kete dite se bashku.
Ritet te cilat kane nisur qysh heret ndiqen ne kishen e vjeter te qytetit.

Edhe në Durrës besimtarët e krishterë kanë përkujtuar Ditën e Ujit të Bekuar. Pas meshës së Epifanisë të zhvilluar në Kishën e Shën Astit dhe Shën Pavlit, qindra besimtarë ortodoksë iu drejtuan portit detar të Durrësit për të marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit të drejtuar nga At Nikolla.

Kryqi, simboli i kësaj dite u kap nga nga studenti i Teologjisë Adion Gjoni nga Këmishta e Lushnjes.
 
Ai merr me vete bekimet e kësaj dite të veçantë, që përkon me ditën e pagëzimit të Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan. 

Në ceremoninë e shenjtërimit simbolik të ujërave, që përcjell mesazhin e shpëtimit dhe të domosdoshmërisë së pagëzimit për çdo besimtar, marrin pjesë dhe qytetarë e besimtarë të feve të tjera, dëshmi e tolerancës dhe bashkëjetesës së vazhdueshme fetare.

Top Channel