Gjëja më e ëmbël, sikurse filmi me të njëjtin titull, për Cameron Diaz ka ndodhur. Pasi për vite më radhë thoshte se nuk e tërhiqte martesa, Diaz ka lidhur kurorë më 5 janar me Benji Madden, anëtar i bandës së rokut Good Charlotte.

Çifti bëri betimin në një ceremoni të mbajtur në Beverly Hills, në praninë e familjeve përkatëse dhe miqve të ngushtë.

Mes këtyre të fundit nuk mungonin VIP-at si Reese Witherspoon, Gwyneth Paltrow, Samantha Ronson dhe Robin Antin.

Nipi i Benji, Joel Madden dhe djali i Nicole Richie, Sparrow, ishin shoqëruesit e dhëndrit. Ndërsa nusja nga ana e saj shoqërohej nga mikesha Drew Barrymore dhe motra e saj Chimene.

Shkëmbimi i unazave mes çiftit vjen pas një lidhjeje 7-mujore, por edhe pas një historie të gjatë beqarie të yllit të kinemasë.

Top Channel