Ja sfidat e SHBA-së për vitin 2015

06/01/2015 00:00

2015-a sjell sfida të reja për Shtetet e Bashkuara dhe politikën e tyre
të jashtme, të cilat i shtohen objektivave të papërmbushur të vitit që
lame pas.

Përgjate pjeses se mbetur te mandatit, Barack Obama do ketë më së pari prioritet përmbylljen e misionit luftarakak 13-vjeçar në Afganistan. Fundi i luftes me te gjate te Amerikes nuk nenkupton largim te plote nga vendi i trazuar. Kete vit ne Afganistan do te qendrojne 10.000 trupa amerikane me detyren te ofrojne mbeshtetje nga ajri, e te mbikëqyrin operacione stërvitore dhe anti-terroriste.

Forcave afgane, thote ‘Zeri i Amerikes’, u nevojitet ndihme pas intensifikimit të sulmeve talebane. Perparesi do te kete dhe lufta kunder ekstremisteve te shtetit islamik. ISIS-i u shfaq si problem global ne 2014-ten, pasi mori nen kontroll rajone te medha në Irak e Siri dhe ekzekutoi disa shtetas perëndimorë.

Ne axhenden e 2015-tes, eshte dhe perparimi i negocjatave mes gjashtë fuqive botërore me Iranin për një marrëveshje mbi programin bërthamor.

Negociatorët kanë vendosur si afat korrikun pasi ai i nentorit, kaloi pa marreveshje. Kongresi i kontrolluar nga republikanët mund t’i ndërlikojë më tepër gjërat, sidomos ne lidhje me sanksionet ndaj Rusise.

Ligjvenesit kerkojne masa te reja, çka mund te kete efekt negativ tek bisedimet. Koreja e Veriut mbetet po keshtu një shqetësim madhor. Hetuesit amerikanë fajësuan Qeverinë komuniste të Phenianit për sulmin kibernetik ndaj ‘Sony Pictures Entertainment’ dhe me hyrjen e vitit te ri, Obama vendosi sanksione të reja ndaj shtetit komunist.

Top Channel