Një tjetër film aksion për Scarlett Johansson

06/01/2015 00:00

Pas suksesit me “Lucy”, Scarlett Johansson duket se është gati për një tjetër film të zhanrit aksion e që këtë herë vjen nga bota e mangave japoneze.

Johansson pritet të interpretojë në përshtatjen filmike të filmit të famshëm vizatimor “Ghost in the Shell”, bën të ditur “Deadline Hollywood”.

Sipas portalit amerikan, fillimisht kur i është bërë oferta Scarlett ka qenë e pavendosur, por në fund duket se ka pranuar.

Skenari i filmit bën fjalë për një seksion policor të policisë japoneze në vitin 2029 që lufton kriminalitetin e organizuar elektronik. Grupi në fjalë udhëhiqet nga agjentja operative Motoko Kusanagi, një police gjysmë njeri e gjysmë robot.

Pikërisht për këtë ndërthurje, regjisori Mamoru Oshii u konsiderua si një profet i së ardhmes dhe vepra e tij u kthye në një manga kult jo vetëm në Japoni por në mbarë botën.

Top Channel