Festa e Ujit të Bekuar, Madrid, parada e “tre mbretërve” mbledh mijëra fëmijë e të rritur 

06/01/2015 00:00

Tre mbretërit, Melkior, Kaspar dhe Baltazar kaluan në rrugët e Madridit
të ngarkuar me ëmbëlsira e dhurata për femijët në vigjiljen e Ditës së
Ujit të Bekuar.

Platforma te zbukuruara leviznin krah tyre se bashku me akrobate e kafshe cirku. Parada tradicionale e tre mbreterve mblodhi si perhere plot femije e te rritur ne kryeqytetin spanjoll. ‘Me pelqen shume, – tha nje 9-vjeçare per Reuters,- sepse sjellin embelsira e lodra, dhe kete radhe, hodhen me shume karamele se çdo here tjeter’.  

Epifania, festa e trete me e madhe e kalendarit te krishtere pas Kershendellave dhe Pashkeve, shenon mberritjen e tre mbreterve te mençur tek Krishti i porsalindur, te cilit i ofrojne dhurata te ndryshme.

Parada e zhvilluar pervit jo vetem ne Madrid, por edhe ne qytete te tjera te Spanjes, eshte nje mundesi e mire per te pare Melkiorin, Kasparin dhe Baltazarin ne nje ‘show’ teatror dritash, kostumesh e fantazie qe terheq ne rruge me mijera fëmije.

Çdokush ka mbretin e preferuar. Atmosferen e vecante qe krijohet permes ketij shoë, te rriturit e shijojne po aq shume sa edhe femijet. Ne Spanje, diten e tre mbreterve, nje pjese e popullsise e konsideron edhe me te rendesishme se Krishtlindjet dhe plot femije presin 6 janarin per te hapur dhuratat e tyre.

Top Channel