Ministria: Videoja në QSUT, një rast i izoluar

06/01/2015 00:00

Grupi i punës i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e
QSUT-së ka nxjerrë konkluzionet e para rreth videoskandalit në urgjencen
e QSUT-së të ndohur në muajin prill të vitit 2014.

“Eshtë një ngjarje e datës 26 prill të vitit të shkuar. Vajza është drejtuar në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në orën 4 të mëngjesit, e shoqëruar nga dy miqtë e saj. Me të arritur në spital, asaj i është dhënë ndihma e parë nga mjekët e urgjencës dhe për fatin e saj të mirë, aty ka patur edhe një mjeke toksikolloge. Mjekët e dhanë shërbimin e parë dhe njoftuan policinë, për të njoftuar familjarët që të merrnin vajzën. Pasi u trajtua u la një gjendje vëzhgimi, sipas protokollit, e shoqëruar nga dy miqtë e saj”, tha Milva Ikonomi, zëvendësministre e Shëndetësisë.

Por sa te sigurt jane pacientet ne spitale? Ekonomi sqaron se nje ngjarje e tille e izoluara nuk mund te zbehë punen e qe po behet ne QSUT, persa kohe qe video eshte reazlizuar nga miqte qe e shoqeronin vajzen. Nderkohe qe pas hetimeve te prokurorisë secili do te marre pergjegjesite e tij.

“Pacientët nuk janë të rriskuar në ambientet e QSUT-së, sepse gjëja e parë që bëhet në QSUT është që jepet ndihma e parë dhe kërkohet të mbrohet me çdo kusht integriteti i pacientëve. Ngjarja padyshim është një ngjarje që kërkon të distancohet nga mjedisi i zakonshëm i punës në QSUT. Ajo është një ngjarje jo e zakonshme, një ngjarje që kërkon të nxirren përgjegjësitë që të mbahet qëndrim për këtë ngjarje. Gjatë kësaj periudhe ne jemi në pritje të gjithë mbylljes së ciklit të hetimeve nga Prokuroria, që të kemi një version përfundimtar të ngjarjes”, tha Ekonomi.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë nga ana tjetër publikon se për herë të parë në janar të këtij viti kompanitë farmaceutike do të fusin ne Shqiperi barna 25 – 30 % me lire.

“Ngjarje të tilla nuk mund mund të zbehin aspak përpjekjet që ne jemi duke bërë. Në janar të këtij viti cmimet e barnave për pacientët shqiptarë ulen me rreth 25 për qind. Kjo padyshim është një ngjarje e rëndësishme për pacientët shqiptarë”, tha Ikonomi.

Pas deklarimit se ne Shqiperi barnat shiteshin me shtrenjte se ne vendet fqinje, Ministria e Shendetësisë u informua rreth çmimeve me te cilat tregtohej i njejti bar ne vende te tjera dhe mori si çmim reference vendin me çmimin më të ulët. Kjo ka bere qe kete viti barnat ne Shqiperi te tregtohen afro 30 % me lire.

Top Channel