Izrael, burg përjetë palestinezit që ndezi konfliktin 50-ditor

06/01/2015 00:00

Një gjykatë ushtarake në Izrael dënoi me burgim të përjetshëm Hussam
Qaëasmeh, i shpallur fajtor për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e tre
izraelitëve në Bregun Perëndimor.

Veç përfundimit të jetës pas hekurave Qaëasmeh, një anëtar i Hamasit, duhet të paguajë edhe 63 mijë dollarë dëmshpërblim për familjarët e viktimave.

Ngjarja e ndodhur në muajin qershor, kur Qaëasmeh së bashku me dy persona të tjerë morën peng dhe më pas ekzekutuan tre të rinjtë palestinezë ngjalli reagimin e Tel Avivit që ndërmori një fushatë të ashpër 50-ditore në Rripin e Gazas kundër Hamasit.

Dy nga tre personat e akuzuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtrinë izraelite dhe i vetmi që përfundoi në pranga ishte Hussam Ëaëasmeh.

Në muajin gusht, Hamasi pranoi që vrasja e tre adoleshentëve kishte ndodhur nga strukturat e tij, por tha se veprimi ishte kryer pa marrë urdhër nga drejtuesit e organizatës, që Izraeli e konsideron terroriste.

Top Channel