Celulari që karikohet një herë në muaj

06/01/2015 00:00

Nuk është telefoni më i mirë në treg, por celulari i fundit i Nokia-s ka një avantazh shumë të madh: bateria e tij mund të zgjasë 1 muaj pa pasur nevojë të karikohet.

I quajtur Nokia 215, celulari kushton vetëm 29 dollarë dhe Microsoft thotë se është shumë i përshtatshëm si një telefon i dytë.

Ky celular ka shumë pak aplikacione të instaluara, por nuk mungojnë Facebook dhe Twitter, gjithashtu edhe një “browser” për internetin, edhe pse nuk ka aftësi për të punuar me 3G.

Celulari është i disponueshëm në dy versione: me 1 dhe 2 karta SIM.

Top Channel