Ishulli japonez që vazhdon të zmadhohet

06/01/2015 00:00

E mbani mend ishullin që lindi pranë Tokios në nëntor të 2013? Jo vetëm që vazhdon të ekzistojë, por edhe zmadhohet gradualisht.

Autoritetet japoneze njoftuan se që prej nëntorit, e deri më tani, ishulli i pagëzuar me emrin Nishinoshima është zmadhuar dhjetëfish dhe parashikimet janë që brenda një kohe të shkurtër lartësia më e madhe mbi nivelin e detit të shkojë në 110 metra.

Aktualisht ishulli kap një sipërfaqje prej 2.3 kilometrash katrorë dhe në fund të tij duket ende llava e nxjerrë nga vullkani, shpërthimi i të cilit ishte shkaku i krijimit të ishullit.

Prej asaj kohe vullkani vazhdon të mbetet aktiv dhe autoritetet japoneze këshillojnë anijet të shmangin udhëtimin pranë kësaj zone.

Sot as që bëhet fjalë për të shndërruar në një ishull të banuar, por pas disa dekadash, kur vullkani të jetë qetësuar dhe të mos paraqesë më rrezik, ndoshta do të kthehet në një shtëpi të re për shumë japonezë.

Top Channel