20-vjeçari që imiton Kimin, Rihanën, Lady Gagën…

06/01/2015 00:00

Duket se nuk kanë fund njerëzit që duan të tallen me foton nudo të Kim Kardashianit në kopertinën e revistës ‘Paper’, por një student 20-vjeçar nga Kanadaja ka vendosur që përveçse me 34-vjeçaren, të tallet edhe me VIP-a të tjerë.

Mina Gerges ka hapur një profil në Instagram me emrin Keeping Up With Mina dhe ka hedhur aty shumë foto ku rikrijon pozat e Lady Gaga, Katy Perry apo Rihanna.

20-vjeçari thotë se e bën këtë gjë për të treguar sa shumë e përdorin femrat e famshme Photoshop-in në kopertinat e revistave.

“Gjithçka e bëj vetë dhe shpenzoj 2 orë për një foto”, thotë studenti, i cili ka rreth 40 000 ndjekës në Instagram.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel