Përdhunuesi serial kërkon dënimin me vdekje, Belgjika ja mohon

06/01/2015 00:00

Autoritetet belge i mohuan kërkesën për t’i dhënë fund jetës së vet një
përdhunuesi serial që po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Belgu Frank Van den Bleeken ka kaluar 30 vite të jetës së tij në burg me akuzat e ngacmimit seksual, përdhunimit dhe në një rast edhe vrasjes. Mjekët thonë se ai vuan nga një çrregullim psikologjik i pakurueshëm dhe raporti i tyre ishte përcaktues në vendimin e gjykatës për ta dënuar përjetë në një institucion psikiatrik atë.

Belgjika është njëri prej tre vendeve europiane që lejojnë eutanazinë për të sëmurët termalë. Por Van den Bleeken ishte i pari i burgosur që bën një kërkesë të tillë, në 12 vjet histori të ligjit. Ai argumentonte kërkesën e vet me çrregullimet mendore ‘që nuk e linin të bënte një jetë normale’.

Kërkesa e tij u miratua nga Komisionin Federal i Eutanazisë në muajin shtator, pas vitesh kërkesash ku i kërkonte shtetit që ta ndihmonte t’i jepte fund jetës së vet.

Megjithatë, të martën Ministri i Drejtësisë urdhëroi që të mos vazhdohet me procedurën e eutanazisë, që do kryhej më 11 janar dhe transferimin e Van den Bleenken në një institutcion tjetër psikiatrik me mjekë më të specializuar.

Top Channel