Giancarlo Murisciano, italiani që e kaloi mbrëmjen e Vitit të Ri me gjyshen e tij me alcajmer

06/01/2015 00:00

Keni nevojë për një mesazh të jashtëzakonshëm dashurie pa kushte, dashurie të dhimbsur, që të këput shpirtin dhe të mbush me dritë? Është një mesazh, që vjen nga një djalosh italian me zemër të madhe dhe shumë të ndjeshme… Një mesazh, që shoqërohet me një foto, e cila ka bërë xhiron e botës dhe është pëlqyer dhe ndarë qindra-mijëra herë në Facebook.

“Edhe kjo është dashuri. Mbase ky nuk ishte 31 dhjetori më i mirë i jetës sime, por jeta kështu është. Dikur më mbaje në prehrin tënd, sot jam unë ai që të mbaj në krahë, gjyshe e dashur.

E bëj pa drojtje, apo turp. E bëj për t’iu kujtuar të gjithëve se jeta duhet jetuar dhe për të duhet luftuar. E di, është e lehtë që të shkruash në rrjetet sociale, por jeta na do aktivë kudo dhe në çdo çast, për të dhënë më të mirën e mundshme.

Ky është urimi im për të gjithë në këtë fillimviti. Ju uroj gjithashtu të gjithëve: paçi gjithmonë pranë dikë që të mund t’iu mbrojë dhe ngushëllojë, me të cilin të jeni të lumtur dhe të buzëqeshni…”.

Top Channel