PD: Rama demagogji me korrupsionin

06/01/2015 00:00

Pas komentit të Kryeministrit Rama se qeveria po lufton korrupsionin reagoi Partia Demokratike. Sipas opozitës deklaratat e Ramës janë demagogji, pasi mesazhi i tij është se nëse denoncon aferat e ministrave, flakesh në rrugë.

“Në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga ngjarja e rëndë e mbështetjes së hapur me oficerë policie të bandës kriminale në Tiranë, Edi Rama tenton të nxjerrë lavdi nga një zinxhir dështimesh e korrupsioni në arsim. Rasti i Korcës, nuk është aspak një zbulim i Ministres, aq më pak i Edi Ramës, është cjerrje e maskës së tyre.  Ja ku e kishte rastin, me fakte konkrete, kur zonja Luiza Gjonaj, i ankohet Edi Ramës se shefja e saj, njeriu i Erion Veliajt, po e detyron të firmosë një procedurë të paligjshme që të përfitojë kompania e Ministrit. Ankesa është shkresë zyrtare, drejtuar Kryeministrit. Rasti u bë publik pas denoncimit tonë. Cfarë bëri Kryeministri? Pushoi nga puna zyrtaren e guximshme dhe me dinjitet që nuk u pajtua me shkeljen, që denoncoi korrupsionin, dhe ky lajm iu komunikua asaj ditën e fundit të vitit”, deklaroi Grida Duma, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD.

Top Channel