Interi ndal Juventusin në Torino

06/01/2015 00:00

Superndeshja e javës së 17-të e Serisë A, ajo mes Juventusit dhe Interit u mbyll në barazim 1-1.

Bardhezinjtë zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë, duke arritur të kalonin në avantazh që në minutën e pestë të takimit me të përhershmin Tevez. Pjesa e parë u luajt në diktatin e të zotëve të shtëpisë, me një Pogba në super formë, por fati nuk ishte me të kur me një veprim të jashtëzakonshëm teknik shmangu mbrojtjen e Interit, por u ndal nga Handanovic.

Në pjesën e dytë ishte një Inter krejtësisht tjetër nga ai i pjesës së parë, duke krijuar raste të shumta shënimi i ndihmuar edhe nga gjermani Podolski, i cili bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen debutuese. Në minutën e 64 Icardi e dërgoi topin në portën e Buffon duke barazuar shifrat. Kovacic e la skuadrën e Mancini-t me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq, por kjo gjë nuk ndikoi në rezultatin përfundimtarë.

Pas javës së 17-të Juventusi vazhdon të udhëheq, por tashmë Roma është vetëm 1 pikë larg.

Top Channel