Shkodër, djali plagos me thikë babanë

06/01/2015 00:00

Një krim brenda familjes me pasojë plagosje, ka ndodhur në orët e darkës së të hënës, në ambientet e brendshme të një lokali në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës.

Shtetasi Diamad Kasneci, pas një sherri për motive të dobëta, ka goditur me thikë në gjoks babain e tij, Mark Kasneci, 54 vjeç. I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale ka kaluar rrezikun për jetën.

Ndërsa autori është ndaluar nga policia pak minuta pas ngjarjes.

Top Channel