Lushnje, zjarr i përmasave të mëdha në një shkollë 9-vjeçare

07/01/2015 00:00

Shkolla 9-vjeçare në fshatin Kashtëbardhë në Lushnje është përfshirë nga flakët pak pas mesnate.

Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe për shuarjen e tij kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse në vendngjarje.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një pajisje ngrohëse.

Top Channel