Gjendet i pajetë në Hungari emigranti kosovar

07/01/2015 00:00

Një emigrant kosovar është gjetur i ngrirë nga i ftohti natën e Vitit të Ri në Hungari afër kufirit me Serbinë.

Portali hungarez Index.hu bën të ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar, i cili kishte kaluar kufirin ilegalisht vetëm për disa metra njoftojnë mediat në Kosovë.

Ai është gjetur nga disa persona të tjerë, të cilët kishin kaluar kufirin në po të njëjtën mënyrë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia hungareze, e cila nuk i ka bërë të ditura detajet.

Top Channel