Kepler 442b dhe 438b, ekzoplanetët e ngjashëm me Tokën

07/01/2015 00:00

Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt, por Teleskopi Hapësinor Kepler, i cili ka zbuluar së fundi dy ekzoplanetë “Kepler 442b” dhe “Kepler 438b”, si dhe 6 të tjerë përreth tyre bën të ditur se këto planetë kanë shumë mundësi të jenë të afta të mbështesin jetesën.

Teleskopi Kepler e ka çuar numrin e të tillë ekzoplanetëve në mbi 1000 të tillë, gjë që sipas astronomëve të Qendrës Harvard-Smithsonian për Astrofizikën (CfA) tingëllon bukur. Këto planetë nuk janë as shumë pranë dhe as shumë larg yllit të tyre, kështu që mund të kenë ujë në vend të akujve apo avujve. Madje, ata kanë edhe përmasat e duhura dhe marrin një sasi të konsiderueshme ndriçimi diellor.

E gjitha tashmë do të përqendrohet në zbulimin nëse këto planetë kanë apo jo atmosferën e duhur që do të mund të jetohet. “Shumica e këtyre planetëve kanë shanse të mira për të qenë shkëmborë, ashtu si dhe Toka”, thotë autori kryesor i studimit, Guillermo Torres, përmes një deklarate.

Kjo është një e dhënë, e cila është shumë më tepër mikpritëse ndaj jetës, se sa të qenit një lëmsh i madh gazrash. “Nuk e dimë me siguri, nëse ndonjë prej këtyre planetëve në studimin tonë janë me të vërtet të banueshëm”, thotë një tjetër autor, David Kipping. “Gjithçka mund të themi është se ata janë kandidatë seriozë dhe premtues për këtë gjë”.

“Kepler 438b” and “Kepler 442b” janë ekzoplanetët më të ngjashëm me Tokën, nga të gjithë planetët e këtij lloji të njohur deri më sot. E megjithatë, edhe nëse do të vinte konfirmimi për mundësinë e jetesës atje, Christine Pulliam e CfA-së thotë se ekipet studiuse janë “ende disa breza zhvillimi teleskopësh larg” vetëm për t’i vështruar ato, e shumë më tepër larg të vizituarit të tyre.

“Kepler 438b” is 470 vite-dritë larg, ndërsa “Kepler 442b” është plot 1,100 vite-dritë larg nga Toka, sipas CfA. “Ata janë paksa larg”, thotë Caldwell, një tjetër shkencëtar. “Fillimisht duhet të mbërrijmë në Mars”.

Top Channel