HRW: Gjermania, presion Ukrainës për të minimizuar viktimat civile

07/01/2015 00:00

Human Rights Watch i kërkon Gjermanisë të ushtrojë presion ndaj kryeministrit ukrainas, që forcat qeveritare të marrin të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar dëmet ndaj civilëve, në luftën e tyre kundër separatistëve prorusë në rajonet lindore të vendit.

Organizata e të drejtave të njeriut, me seli në Shtetet e Bashkuara, lëshoi një deklaratë, ku thuhet se Kancelarja gjermane Angela Merkel, si udhëheqësja e vendit aleat më të afërt të Ukrainës, duhet t’i theksojë Arseny Yatseniukut nevojën për t’i dhënë urdhra specifike trupave ukrainase, që të mos përdorin mjete shpërthyese në rajonet e banuara nga civilët.

Merkel dhe Yatseniuk kanë në plan të takohen të enjten në Berlin.

Top Channel