Rusi, besimtarët ortodoksë kremtojnë Krishtlindjen

07/01/2015 00:00

Besimtarët ortodoksë në Rusi i kremtuan Krishtlindjet e tyre me meshën
tradicionale të mesnatës, mbajtur në katedralen “Krishti shpetimtar”, në
Moskë.

Sherbesen e drejtoi kreu i kishes ortodokse ruse patriarku Kiril. Mes qindra njerezve ne kishe, ishte edhe Kryeministri Dimitri Medvedev. patriarku iu kerkoi ruseve te forcojne besimin tek Zoti ne kohe te veshtira.
 
 “Uroj qe te gjithe ne te arrijme te mbeshtemi tek fuqia e Zotit per te kapercyer veshtiresite e jetes se perditeshme. besoj, shpresoj, se cdo gje qe na shqeteson e turbullon tani, pas pak kohesh do te davaritet. uroj qe zoti te na lejoje te punojme me ate ne krah, per ta bere boten me te mire”, thotë Patriarku Kiril.

Sherbesa festive jane mbajtur qe pas mesnates ne te gjithe kishat ortodokse te Rusise. Presidenti Vladimir Putin ishte ne meshen e zhvilluar ne katedralen e Zonjes se Shenjte, ne Voronezh. Shefi i Kremlinit shihet i rrethuar nga femijet teksa lutet dhe ndjek me vemendje sherbesen.

Ne Rusi, Krishtlindjen kremtohet 13 dite pas kershendellave katolike.Ruset, gjeorgjianet ortodokse, serbet, kishat ne Jeruzalem, manastiret e malit Atos dhe disa protestante, i festojne Krishtlindjet ne 7 janar sipas kalendarit Julian.

Ne fillim te shekullit te 20-te, kisha ortodokse ruse vendosi te qendronte me kalendarin e vjeter i cili zgjatet gati 2 jave pas kalendarit te ri gregorian te perdorur nga te gjithe te krishteret e tjere.

Top Channel